"Sulejmani i Madhërishëm" blen tokë në Janinë

Të gjithë fansat e Sulejmanit te Madhërishëm apo Sulltan Sulejmanit, do të marrin një informacion të mirë në lidhje me aktorin e tyre të preferuar.

Sipas burimeve nga mediat turke aktori i njohur, Halit Ergenc qe interpreton Sulejmanin, ka blere nje siperfaqe te madhe toke ne fshatin Meteora ne Janine.

Thuhet se kjo toke eshte blere para disa muajsh dhe Ergenc ka nenshkruar nje kontrate per blerjen e tokes, ne te cilen mendon te ndertoje komplekse te medha turistike dhe nje vile per te, pasuri qe do t'i shtohet me siguri nje prej aktoreve me te pelqyer te publikut shqiptar dhe jo vetem.

Ai do te ndertoje pube, restorante, kafe, dyqane te ndryshme, apartamente luksoze, etj. Nje lajm i mire per fansat sepse te pakten do te kene mundesi te shohin te preferuarin e tyre. /albeu.com/