Zbulohet mjeti që pritet të ul numrin e përdhunimeve në Afrikë

Numri i madh i përdhunimeve në Afrikë ka detyruar shoqatat e ndryshme të gjejnë zgjidhje ekstreme për të parandaluar këtë fenomen shumë të përhapur në këtë kontinent.
Doktoresha Sonette Ehlers ka gjetur një rrugë shumë interesante për parandalimin e përdhunimeve.
Ajo ka zbuluar një llojprezervativi të cilin e përdor femra dhe i cili në momentin e parë të aktit seksual, shkakton dhembje të mëdha dhe ngelet në organin mashkullor, duke mos i lejuar mashkullit të vazhdojë me aktin.
Ky lloj prezervativi, mund të hiqet nga mashkulli vetëm përmes një ndërhyrje nga mjeku.
Me këtë mjet, Ehlers shpreson që të ulet ndjeshëm numri i përdhunimeve në Afrikë, pasi vetëm në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2012 janë regjistruar 64 mijë raste përdhunimesh ndërsa mbi 25% e burrave në këtë shtet kanë pranuar se kishin përdhunuar një femër.