Facebook publikon dizajnin e ri të “news feed”

Rrjeti social “Facebook” ka publikuar disa detaje lidhur me ndryshimet në dizajn që do i bëhen kësaj faqeje. Këto ndryshime bëhen për të thjeshtëzuar faqen. Muri është tejet i ngarkuar me risitë dhe ndodhitë që iu ndodhin miqve tuaj në “Facebook”.
Ndryshimet do të fokusohen në fotografi më të mëdha dhe dizajn shumë më afër platformave mobile.
Aplikimi i dizajnit të ri ka filluar, por disa shfrytëzuesve mund t’u duhet të presin edhe disa javë për ta pasur.
Ata që e presin me padurim që të shohin se si duket faqja e re, mund ta shikojnë në këtë link https://www.facebook.com/about/newsfeed/. por kjo adresë shërben edhe për t’u regjistruar që të përfitohet më shpejt ndryshimi i faqes.