BB6: Zënkë mes Joanës e Marselinit; Elona e Olta, plan për të sulmuar Joanën

Pasi largohet Elona, Anaidi fillon të flasë me Xhimin, duke i treguar atij për bisedën që ka pasur me Elonën dhe fjalët që i ka thënë asaj e sidomos këshillën që të mos provokohet as të ofendojë. Aty shkon edhe Joana e të tre diskutojnë një situatë ku kanë marrë pjesë shumica e banorëve para disa ditësh.

Më pas flasin për Jonildës, lojën e saj dhe shkakun se si erdhi eliminimi i saj.

Elona ndodhet në banjë, duke i prerë flokët Ilirit, ndërsa Anaidi, Joana e Vigani dalin në oborr e fillojnë të hamendësojnë rreth nominimeve të banorëve. Pasi largohet Vigani, Anaidi i tregon Joanës rreth bisedës që ka bërë me Elonën, por duke transformuar disa fakte e duke u munduar të tregojë se ka mbajtur anën e Joanës gjatë diskutimit.

Pak më vonë në kuzhinë vjen edhe Marselini e Joana gjen një shkak për të krijuar një zënkë me të, duke marrë shkas nga një përballje që ka pasur me të lidhur me ofendimin që ajo ka bërë për Jonildën, por që Marselini e ka demaskuar. Marselini ia vë në dukje këtë, duke i thënë se ajo po mundohet t’ia nxjerrë inatin, pasi ai nuk është bërë bashkëfajtori i saj. E kështu fillon një diskutim mes tyre, duke përsëritur veten.

Pasi largohet Marselini, Anaidi e këshillon Joanën që të qetësohet sepse reagimi i saj ndaj Marselinit ishte i gabuar. “Mos u merr më me Ninon, iku puna e Ninos”, i thotë ai.

Më pas ata thurin plane për strategjinë e lojës gjatë kësaj jave, duke menduar të rrinë të distancuar në mënyrë që të dy të vëzhgojnë dy situata të ndryshme.

Eldora e Shpendi rrinë të shtrirë në të njëjtin krevat, ndërkohë që pëshpëritin me zë të ulët, duke aluduar rreth banorit që mund të jetë talasemik. Shpendi dyshon për Xhimin ose Marselinin, duke marrë shkas nga disa shqetësime shëndetësore që ata kanë pasur.

Ndërkohë, përfundon procesi i prerjes së flokëve të Ilirit, ndërsa djemtë e shikojnë dhe qeshin me të. Ndërsa Elona e Olta flasin me njëra-tjetrën, edhe pse shumica e banorëve janë duke fjetur. Ato flasin për ngjarjet në shtëpi si edhe për Joanën dhe provokimet e saj. Ato mendojnë që të dyja ta sulmojnë me mënyrën e tyre.

1 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)