Urbani aksidenton kalimtarin në mes të Tiranës, shoferi nuk ndalon

Mesditën e sotme një kalimtarë është aksidentuar rëndë nga urban ii linjës së Unazës.

Mësojmë nga burimet se aksidenti ka ndodhur pranë Farmacisë 10 në Tiranë, ku autobusi ka përplasur kalimtarin, që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i autobusit nuk është ndalur pas aksidentit, por ka vijuar rrugën. Ndërkohë i lënduari, ende i paidentifikuar, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia është duke punuar për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti./alb-observer.com/