10 sekretet për të ruajtur sytë nga dëmtimi i të parit

1. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.

2. Ruani pjerrësinë e tastierës. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.


3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.

4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.

5. Është më e mirë llapma e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke.

6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.

7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.

8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.

9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.

10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse nuk keni pranë dritaren, por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here. Në mënyrë të tilë evitoni përqëndrimin e gjatë në kompjuter.
Këshillë: Masazhi i fytyrës është i rëndësishëm. Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e sipërme të syve pastaj të poshtme.

Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin për të paktën dhjetë herë. Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë. /rrethjush.com/

Vajza Ruse dhe makinat E Saj (FOTO)

Vajza Ruse dhe makinat E Saj (FOTO)


Si ndikon në shëndet dushi me uji të ftohtë

Dushi me ujë të ftohtë është një lloj hidroterapie, që në të kaluarën ka qenë e njohur si trajtim mjekësor. Përdorimi i lehtë i ujit të ngrotë dhe medikamentet kontribuan që dushi i ftohtë të harrohet edhe pse ai ka disa përparësi shëndetësore.

Rritja e imunitetit – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave te bardha të gjakut dhe në këtë mënyrë rrit imunitetin. Për këtë ka më pak mundësi që të sëmuremi nga ftohja apo gripi, madje edhe nga ndonjë lloj tumori.

Përmirësimi i qarkullimit – Qarkullimi i mirë është kryesor për shëndetin në përgjithësi. Ndryshimet e herëpashershme të ujit të ngrohtë dhe të ftohtë gjatë dushit e përmirësojnë qarkullimin, sepse vjen deri në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo mund të pengojë edhe hipertensionin, dukuri e zgjerimit të venave dhe të ndihmojë që të ndjeheni dhe dukeni më mirë.

Rregullimi i temperaturës së trupit – Nëse keni në mënyrë kronike duar dhe këmbë të ftohta apo konsideroni se djersiteni shumë, atëherë provoni një dush të ftohtë.

Nxit dobësimin – E përshpejton metabolizmin dhe e aktivizon djegien e qelizave dhjamore. Do të vereni se dobësoheni më lehtë dhe se është më e mirë rritja dhe rikuperimi i indeve muskulore.

Ul depresionin – Uji i ftohtë stimulon pikën blu të trurit dhe nxit prodhimin e niradrenalinës, e cila e ul depresionin.

Flokë dhe lëkurë më të shëndetshëm – Uji i ngrohtë e than lëkurën, ndërsa ai i ftohtë e tendos atë dhe poret dhe i jep shkëlqim flokut. Dushi i ftohtë është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me lëkurën siç janë aknet ndërsa ndihmon edhe për detoksifikim.

Qyteti më i rrezikshëm në botë, çdo ditë ekzekutohen në mënyrë mafioze 3 persona!

Bëhet fjalë për qytetin më të rrezikshëm në botë dhe kurrsesi nuk mund të ishte e rastësishme!
 
Paligjshmëria dhe dhuna janë shenjat dalluese të San Pedro Soula në Honduras. Gjakderdhja, vrasjet mafioze dhe sulme terroriste, janë pjesë e jetës së përditshme në këtë qytet. Statistikat që erdhën në dritë të dëshmojnë se të paktën tre persona vriten çdo ditë në San Pedro Soula!
Shumica vrasjeve, në fakt, bëhen nga duart e kriminelëve të paskrupullt me metoda martire dhe jashtëzakonisht të dhimbshme.

Pas këtyre vrasjeve fshihet karteli ir drogës, ndërsa kushtet favorizojnë lulëzimin e kriminalitetit, pasi policia është ose inekzistente ose korruptuar dhe sistemi gjyqësor nuk funksionon!

Sipas Reuters, qyteti në fjalë doli i pari në listë dhe qyteti më i varfër i Amerikës, pasi 70% e banorëve jetojnë nën nivelin e varfërisë./alb-observer.com/

Këta janë pesë qytet më të rrezikshme në botë:

1. San Pedro Soula – Ondura
2 Akapulko – Meksikë
3. Karakas – Venezuelë
4. Ntistrito Sentral – Ondoudes
5. Torres – Meksikë

U mbyll pazari Meta-Rama, Berisha garanton zgjedhje të lira, PSI-tët festojnë si të “çmendur” deri në mesnatë për “fitoren”!

Pas shumë kohësh negocimesh të fshehta dhe “thashethemesh” çdo gjë doli hapur!
 
Është arritur marrëveshja apo “pazari” midis Metës dhe Ramës dhe kjo është konfirmuar nga vetë selitë e dy partive të udhëhequra nga liderit në fjalë, duke shtuar se bisedimet për këtë çështje kishin nisur shumë muaj më parë por pritej momenti i përshtatshëm!
Kështu, mbrëmë vonë shumë krerë të lartë të Partisë Socialiste janë mbledhur dhe kanë festuar “suksesin” e tyre të madh të dhuruar nga Meta ashtu siç ai di më mirë, pasi Meta veç “dhurimit” të fitores në zgjedhjet e ardhshme ka kërkuar si shkëmbim disa poste të rëndësishme, ku përfshihen tre ministri dhe kreun e parlamentit shqiptar!
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili mëngjesin e sotëm me anë rrjetit social facebook ka theksuar se “Partitë bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë”, duke “mbështetur” pas “bekimit” të tij marrëveshjen Meta-Rama, ndërsa më tej Berisha thekson: “Mirëmëngjes miq! Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendos të lerë qeverinë. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale.

Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lire dhe te ndershëm ne përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Së dyti, dua të garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar te punoje me te gjithë energjitë e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit. Pershendetje, sb”, referon kryeministri në njoftimin e tij bërë në orën 10:00 të mëngjesit.

PS pritet të zyrtarizoj sot në mbledhjen e kryesisë ftesën për koalicion të LSI-së. Ndërsa mësohet se në “festën” e mbrëmshme të PS-së, ishin mbledhur: Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Eduard Shalsi, Erion Veliaj, bashkiakët Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Niko Peleshi e Endri Fuga ishin dje, pjesë e darkës në një prej lokaleve të periferisë së Tiranës, “Xibraku”./alb-observer.com/

Joana e BBA6 nzjerrë gjitha jashtë (Foto)


BB6: Zënkë mes Joanës e Marselinit; Elona e Olta, plan për të sulmuar Joanën

Pasi largohet Elona, Anaidi fillon të flasë me Xhimin, duke i treguar atij për bisedën që ka pasur me Elonën dhe fjalët që i ka thënë asaj e sidomos këshillën që të mos provokohet as të ofendojë. Aty shkon edhe Joana e të tre diskutojnë një situatë ku kanë marrë pjesë shumica e banorëve para disa ditësh.

Më pas flasin për Jonildës, lojën e saj dhe shkakun se si erdhi eliminimi i saj.

Elona ndodhet në banjë, duke i prerë flokët Ilirit, ndërsa Anaidi, Joana e Vigani dalin në oborr e fillojnë të hamendësojnë rreth nominimeve të banorëve. Pasi largohet Vigani, Anaidi i tregon Joanës rreth bisedës që ka bërë me Elonën, por duke transformuar disa fakte e duke u munduar të tregojë se ka mbajtur anën e Joanës gjatë diskutimit.

Pak më vonë në kuzhinë vjen edhe Marselini e Joana gjen një shkak për të krijuar një zënkë me të, duke marrë shkas nga një përballje që ka pasur me të lidhur me ofendimin që ajo ka bërë për Jonildën, por që Marselini e ka demaskuar. Marselini ia vë në dukje këtë, duke i thënë se ajo po mundohet t’ia nxjerrë inatin, pasi ai nuk është bërë bashkëfajtori i saj. E kështu fillon një diskutim mes tyre, duke përsëritur veten.

Pasi largohet Marselini, Anaidi e këshillon Joanën që të qetësohet sepse reagimi i saj ndaj Marselinit ishte i gabuar. “Mos u merr më me Ninon, iku puna e Ninos”, i thotë ai.

Më pas ata thurin plane për strategjinë e lojës gjatë kësaj jave, duke menduar të rrinë të distancuar në mënyrë që të dy të vëzhgojnë dy situata të ndryshme.

Eldora e Shpendi rrinë të shtrirë në të njëjtin krevat, ndërkohë që pëshpëritin me zë të ulët, duke aluduar rreth banorit që mund të jetë talasemik. Shpendi dyshon për Xhimin ose Marselinin, duke marrë shkas nga disa shqetësime shëndetësore që ata kanë pasur.

Ndërkohë, përfundon procesi i prerjes së flokëve të Ilirit, ndërsa djemtë e shikojnë dhe qeshin me të. Ndërsa Elona e Olta flasin me njëra-tjetrën, edhe pse shumica e banorëve janë duke fjetur. Ato flasin për ngjarjet në shtëpi si edhe për Joanën dhe provokimet e saj. Ato mendojnë që të dyja ta sulmojnë me mënyrën e tyre.

1 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)