“Më shumë se gjysma e grave që pinë duhan dhe që vazhdojnë të pinë, vriten nga duhani.” Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe në të cilin janë përfshirë me miliona femra, kryesisht gjenerata e parë e grave që nisën të pinë masivisht duhan në vitet ’50-të. Duke theksuar riskun e madh që përbën pirja e duhanit, në studim theksohet gjithashtu se ato femra që e lënë duhanin deri në moshën 30 vjeçare, do e shmangin rrezikun e vdekjes së parakohshme. Kurse ato që e lënë duhanin në moshën 40 vjeçare, vdesin një vit para kohe.
Profesori i Oksfordit, Richard Peto tha se studimi tregon se gratë vdesin njësoj si burrat, nëse pinë cigare njësoj si ata. Ndaj këshilla e vetme është lënia e duhanit: “Sa më herët ta lësh, aq më mirë”./alb-observer.com/