Një rast i paprecedent ka ndodhur me një nënë të re, e cila mbante në duar foshnjën e saj 12 muajsh.
Pasagjerët filluan të ankoheshin se vinte erë e keqe nga pana e foshnjës. Por më i egër u tregua shoferi i autobusit, i cili i kërkoi nënës Nichole Hakimian, e cila ishte ndërkohë 4 muajsh shtatzënë, të zbriste së bashku me fëmijën e saj.
Nëna e befasuar tha që foshnja kishte probleme me barkun dhe po e çonte tek doktori, por ky fakt nuk e preku aspak shoferin e autobusit.
“Kishte diarre dhe nuk mund të bëja diçka. Po e çoja tej mjeku. Sapo na zbritën nga autobusi, e kapën përsëri dhimbjet”, tha ajo, e cila e denoncoi shoferi.
“U ndjeva shumë keq, tha nëna e cila është përsëri shtatzënë. Më trajtuan si të isha plehrë”. /alb-observer.com/