Kosovë: Gjendet i ngrirë një 50 vjeçar

Temperaturat e ulëta, që kanë kapluar të gjithë rajonin e Ballkanit, kanë sjellë viktimën e parë në Kosovë. Viktima është një 50 vjeçar  me inicialet Zoran P. , banor i komunës së Zubin Potokut. Trupi i pajetë i 50 vjeçarti  është gjetur i ngrirë dje nga banorët  e zonës në afërsi të varrezave në lagjen Popoviq në Bërnjak të Zubin Potokut. Shkaqet e vdekjes mendohet të jenë temperaturat e ulëta./alb-observer.com/