Edhe pse në mbarë botën, vendet po kalojnë një periudhë krize, prodhuesi gjerman i makinave luksoze Porsche ka bërë publike se po kalon një periudhë të shkëlqyer shitjesh duke thyer madje edhe rekordin e shitjeve. Kështu sipas të dhënave të kompanisë Porsche ka shitur 128.978 makina për 11 muajt e parë të vitit, krahasuar me 118.868 makina që janë shitur për të gjithë vitin e shkuar.
Shtijet më të mëdha janë bërë në Kinë dhe SHBA, ku ka pasur një rritje prej 70 përqind të kërkesave në krahasim me një vit më parë. Në korrik Volksëagen bleu edhe pjesën e mbetur të aksioneve tek Porsche, duke e marrë plotësisht në pronësi dhe prej atëherë këto makina kanë pasur vetëm rritje.
Gjithashtu raportohet se edhe makinat e luksit si Porsche e BMW, por edhe Hyundai, kanë shënuar rritje ndërsa Ford e Opel janë në krizë të thellë. Nuk thonë kot se në kohë krize mallrat e luksit nuk e humbasin kurrë interesin./alb-observer.com/