Keq e më keq po shkojnë punët për aktoren Lindsay Lohan. Pas problemeve të shumta me alkolin, drejtësinë por edhe me karrierën, tashmë ajo është katandisur deri aty sa nuk është në gjendje të paguajë as qeranë e apartamentit të saj.
Sipas miqve të saj, duke qenë se nuk ka të ardhura fikse, u ka kërkuar atyre ndihmë pasi këtë apartament luksoz nuk mund ta lërë, pasi kontrata për këtë apartament skadon në muajin shkurt, dhe deri atëherë ajo është e detyruar të vazhdojë ta mbajë.
Apartamenti në Beverly Hills, ka katër dhoma, pesë banja, hidromasazh, pishinë dhe një qera që shkon rreth 8 mijë dollarë në muaj.
Nga ana tjetër, asaj mund ti hiqet edhe liria me kusht, pasi ka bërë sherr me një vajzë në pub, për arsye ende të paqarta dhe avokatët kërkojnë shumë lekë./alb-observer.com/