Spikerja bie në kanal, e kishte mendjen te celulari (Video)

Kur ecni në rrugë mos u merni me celularin pasi mund ta pësoni si kjo spiker radioje. Laura Safe, 27 vjeç ra në një kanal me ujë të akullt, ndërsa nuk e kishte fare mendjen tek rruga, pasi po i dërgonte SMS të dashurit të saj.  Madje ajo ishte kaq e dhënë pas celularit saqë nuk dëgjoi paralajmërimin e një biznesmeni që po kalonte aty pranë.

Më pas ishte,  34- vjeçari Neil Edington,  që nxitoi dhe e nxori nga uji I akullt.

 “Ky njeri është një hero, më kapi dorën dhe më nxori. Më shpëtoi jetën,” u shprehLaura, që ka bërë ironi duke thënë se tani nuk duhet të quhet Laura Safe (në anglisht- e sigurt)., por Laura Unsafe (e pasigurtë). Ndiqni videon!/alb-observer.com/