Të pasmet më të mëdha në botë(Video)

Coco Austin, tani është momenti të spostohesh!Çmimi për të pasmet më të mëdha në botë shkon për Mikel Ruffinelli, që peshon 190 kilogramë dhe ka të pasmet me një diametër prej 2.5 metër.
39 vjeçarja, që jeton në Los Angeles, është më e gjerë se e gjatë, por nuk merakoset për këtë.
“Më pëlqejnë format e mia. Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të mbaj dietë,” thotë ajo.
Jeta e saj në fakt është e mbushur me sfida. Shpesh i duhet të kthehet anash për të hyrë brenda.
Karriget duhet të jenë shumë të forta kur ajo të ulet.
Burri i saj, një 40 vjeçar teknik kompjuterësh, është fansi i saj më i madh. Ai thotë se format e saj janë seksi dhe i thotë çdo ditë asaj se është shumë e bukur.
Mikel nuk ka qenë gjithmonë kështu, por ka pasur një trup shumë të mirë kur ishte adoleshente.
Ajo ka tre fëmijë.