Një 21-vjeçare nga fshati Mirdita mendoi se kishte gjetur princin e
Kaltër por shumë shpejt dashuria që ndjente për të u kthye në mankthin
më të madh të jetës. Historia e trishtë nis me një propozim për martesë
dhe vajza me inicialet Dh.L pranon të largohet nga shtëpia me të
dashurin e saj 36 vjeçarin Mirash Kolaj nga fshati Blinisht por pa e
ditur se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.
Për afro një muaj vajza u mbajt peng në shtëpi ndërsa mbi të u
ushtrua dhunë fizike, psikologjike si dhe marrdhënie seksuale me dhunë
per 22 dite rresht.
Pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e vajzës policia, ajo u gjet në
banesën e Mirash Kolajt, ndërsa mësohet se 36-vjeçari kishte ushtruar
dhunë e presion edhe ndaj bashkëshortes së tij për të mos denoncuar
rastin./alb-observer.com/