17-vjeçari, Emiliano Dautlliu që theri me thikë 24-vjeçari Elson
Fjerza ka rrëfyer në polici edhe motivet që e kanë shtyrë për ta bërë
krimin. Ai ka treguar se sherri me 24-vjeçarin, të cilin e kishte dhe
komshi ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima me origjinë
nga Fushë- Kruja, jetonte në zonën 3 tek shinat e trenit në Tiranë
ndërsa 17 vjecari njihet si shtetas me precendentë penal për policinë,
pasi pak kohë më parë mbi të rëndonte akuza e vjedhjes.
Pasditen e djeshme, në zonën periferike të Kamzës pranë Institutit
Bujqësor, pas një debate paraprak adoleshenti e qëlloi Fjerzën disa herë
me thikë dhe më pas u arrestua në vendgjarje nga
policia./alb-observer.com/