Duket se aktori i famshëm I filmave me arte marciale, Jackie Chan, do I
futet politikës. Kështu presidenti i ardhshëm Xi Jinping e ka zgjedhur
Chan për këshilltar të tij ndërkohë që ai do të kandidojë edhe për
parlament.
“Nuk do të aktroj më. Do t’i dedikohem punës humanitare dhe politikës
dhe me këtë përvojë të sigurojë të ardhme më të sigurt për fëmijët
kinez”, është shprehur heroi i filmave aksion I cili me këtë xhest ka
ngjallur shpresën e kinezëve për një jetë më të mirë.
Kinezët janë popull i zgjuar dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt,
veçanërisht jo nga amerikanët mendjengushtë dhe arrogant”, ka vazhduar
Chang që ka lindur dhe jeton në Hong Kong. Gjithashtu në zgjedhjet e
Marsit pritet që anëtar i parlamentit të jetë edhe ylli i basketbollit,
32 vjecari Yao Ming ./alb-observer.com