Qëndron në makinë për tu ngrohur, vdes i riu nga monoksidi i karbonit

Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasoj e një helmimi nga monoksidi i karbonit. Ngjarja ka ndodhur në Boston të Amerikës, ku djali kishte shkuar të ndihmonte babin e tij për të hapur rrugën nga dëbora.
Pasi kishte qëndruar disa minuta në rrugë me lopatë në dorë, ai ishte futur  në makinë për tu ngrohur. Pas 15 minutave babi shkon tek makina dhe gjen djalin e tij të vdekur,  pavarsisht bërtitjeve dhe shuplakave 14 vjeçri nuk reagonte.
Mësohet se i ri kishte vdekur si pasoj e helmit të monoksidit të karbonit, pasi në makinë ishte çarë një tub nga temperaturat e ulta dhe kishte rrjedhje./alb-observer.com/