Rihanna, aktorja më e keqe e vitit

Për herë të parë provoi vetën në aktrim dhe nuk shpëtoi pa u shpërblyer. Rihanna, e cila javë më parë festoi datëlindjen e 25, është zgjedhur si aktorja më e keqe në rol dytësor, për rolin e saj në filmin Battleship.

Ndërkohë çmimet Razzies, që ndahen për filmat më të këqij të vitit janë dominuar nga pjesa e fundit e sagës “Twilight”.

Ky film u shpërblye me 7 nga këto çmime, përfshirë këtu filmin më të keq, aktoren më të keqe Kristen Stewart, aktorin më te keq në rol dytësor Taylor Lautner, kastin më i keq, regjisorin dhe sequel-in më të keq.

Çmimet Razzies 2013:

Filmi më i keq: Twilight Saga: Breaking Dawn, Part II

Aktori më i keq: Adam Sandler (That's My Boy)

Aktorja më e keqe: Kristen Stewart (Breaking Dawn, Part II dhe Snow White and the Huntsman)

Aktori më i keq në rol dytësor: Taylor Lautner (Breaking Dawn, Part II)

Aktorja më e keqe në rol dytësor: Rihanna (Battleship)

Kasti më i keq: Breaking Dawn Part II

Regjisori më i keq: Bill Condon (Breaking Daën, Part II)

Sequel-i më i keq: Breaking Dawn Part II

Çifti më i keq i aktorëve: Mackenzie Foy dhe Taylor Lautner (Breaking Daën, Part II)

Skenari më i keq: That's My Boy!

(e.m/express/BalkanWeb)