Olseni dhe Marselini mendojnë që t’u bëjnë një rreng banorëve dhe
vendosin që të kyçin derën e banjës dhe fshehin çelësin. Loja e tyre bën
që Elona të mërzitet dhe mes tyre të lind një debat.
Elona u kërkon djemve që të hapin derën e irrituar dhe ata mundohen që
t’i shpjegojnë se kjo ishte thjesht një lojë. “Ju i keni lojrat shumë të
ekzagjeruaka”. Olseni mundohet që t’i shpjegojë Elonës se ata thjesht
bënë një shaka dhe i kërkon falje. Nga ana tjetër vajza nuk e pranon
justifikimin e tij duke thënë se veprimi i tyre nuk qe shaka sepse nuk
shkaktoi të qeshura, sikurse ndodh me një shaka.
Në këtë mënyrë loja e dy djemve kthehet në një debat mes tyre dhe Elonës e cila është e nervozuar nga kjo ngjarje.
Marselini i thotë Elonës se ajo nuk merr pjesë në debate apo lojrat e
banorëve dhe kjo gjë irriton akoma dhe më shumë vajzën e cila i thotë se
asaj nuk i kanë pëlqyer lojrat e tij dhe për këtë arsye nuk ka marrë
pjesë. “Ik qetësohu një herë, pastaj sqarohemi” thotë Marselini duke
shtuar më tej “do ndonjë gjë që të qetësohesh”. Vajza e nevrikosur i
thotë “mos më trego mua ilaçet” dhe largohet.
Më pas Marselini dhe Olseni mundohen që të sqarohen me Elonën e cila
tashmë është më e qetë. Kështu ata e sqarojnë çështjen e lojës më
qetësisht ku secili justifikon veprimet e veta.