Ajo vazhdon të provokojë me anë të fotove që poston në internet për
fansat e saj. E kemi fjalën për kosovaren Shkëndije Mujaj e cila së
fundmi ka shkruajtur në statusin e saj -“Jam loçka e shqiptarisë”. Kaq
është dashur që qindra fansa të klikojnë mbi foto dhe të lënë komente
nga më të ndryshme në Facebook-n e këngëtares. Ajo çka bie në sy është
se Shkëndija e mban kontaktin me fansat e saj në shumicën e rasteve me
foto të improvizuara prej vetë asaj.
Pra pak ditësh ajo është shprehur se dëshironë të pozoi për revistën e
njohur të meshkujve “Playboy”. Edhe pse disa e adhurojnë dhe disa jo,
këngëtarja kosovare po çmend çdo ditë e më shumë publikun
shqiptar./alb-observer.com/