Ylli i Disney-t Vanessa Hudgens: “Fotot lakuriq, momenti më i vështirë i jetës sime”

Ylli i filmave të Disney-t Vanessa Hudgens ka folur për herë të parë për fotografitë e saj lakuriq që u përhapën në internet në 2007 dhe që natyrisht ndikuan negativisht në karrierën e ndritur që kishte nisur.
“Ishte një situatë shumë e keqe. Ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime”, deklaroi aktorja në intervistën e saj dhënë në revistën ‘Paper’ për të cilën kishte bërë edhe një set fotografik ku shfaqet si një rokere “punk”.
Më tej, bukuroshja Hudgens foli edhe për karrierën e saj si aktore dhe rritjen e saj profesionale. “Që kur kam qenë e vogël kam dashur të luaj role të “rënda” dhe intensive. Doja të isha pjesë e dramave të rëndësishme të kinematografisë”, është shprehur ajo.
Aktualisht, Vanessa Hudgens po promovon filmin ‘Spring Breakers’ I cili përmban skena të forta dhune dhe erotike. Bashkë me të luajnë edhe Selena Gomez, Ashley Benson dhe James Franco./alb-observer.com/