Koreja e Veriut tregon dhëmbët, tashmë mund të godasë SHBA-të

Duket se kërcënimet e shumta në drejtim të Koresë së Veriut nuk kanë dhënë shumë rezultat pasi ky shtet komunist tashmë ka mundësinë për të qëlluar një raketë që shkon deri në 10 mijë kilometra, e cila përllogaritet të godasë pjesën edhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë publik nga zyrtarët e Koresë së Jugut të cilët kanë shqyrtuar mbetjet e raketës Unha-3, lëshuar nga Koreja e Veriut më 12 dhjetor, duke sfiduar paralajmërimet dhe sanksionet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve ky vend është disa vite larg futjes së bombave nukleare në raketë ndërsa në këtë stad ajo mund të shkojë deri në 10 mijë kilometra me një mbushje prej 500- 600 kilogram.

Kjo ishte hera e parë që Koreja e Veriut arriti të lëshonte me sukses një raketë me tre faza, duke hedhur gjithashtu në orbitë një satelit./alb-observer.com/