Messi dëmtohet rëndë! Shokohet gjithë stadiumi (video)

Vetëm kështu mund t’i humbasë rekordet e tij, një nga futbollistët më të mirë në botë! E kemi fjalën për Lionel Messin, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Benfikës. Tashmë rekordi i 85 golave ngjan me mision të pamundur për t’u thyer nga asi argjentinas.
Në fakt nuk ishte e nevojshme prania e Messit në këtë ndeshje, por ai hyri si zëvendësim dhe pak para përfundimit të ndeshjesh, Kamp Nu ngriu!
Messi u përpoq të tejkalonte portierin e Benfikës, por u godit në gju e megjithatë, nuk e ndali aksionin për të shënuar golin e 85-të të tij gjatë vitit 2012.

Pas përfundimit të aksionit, u rrëzua në fushë i pushtuar nga dhimbjet dhe pak më vonë doli nga fusha e blertë i shtrirë në barelë.

Mësohet ndërkohë që asi argjentinas është dëmtuar rëndë dhe do ta ketë të vështirë që të thyejë rekordin e Gert Muller.

Ndiqni videon më poshtë: /alb-observer.com/