Rita Ora paguhet me 175 mijë euro për koncertin e mbajtur për nder të Pavarësisë në Tiranë

Kudo u përhap lajmi se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora do të këndonte falas për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Por, së fundmi, mediat shqipare kanë publikuar, se në fakt Rita nuk ka kënduar falas, por ajo është paguar plotë 175 mijë euro nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur një nga organizatorët e koncerit, dhe njëherësh pjesëmarrës në këtë koncert, i cili ka theksuar se Rita nuk ka kënduar falas./albmirror.com/