Rrëfehet adoleshenti: “Më ngacmoi motrën ndaj e vrava me thikë”

17-vjeçari, Emiliano Dautlliu që theri me thikë 24-vjeçari Elson Fjerza ka rrëfyer në polici edhe motivet që e kanë shtyrë për ta bërë krimin. Ai ka treguar se sherri me 24-vjeçarin, të cilin e kishte dhe komshi ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima me origjinë nga Fushë- Kruja, jetonte në zonën 3 tek shinat e trenit në Tiranë ndërsa 17 vjecari njihet si shtetas me precendentë penal për policinë, pasi pak kohë më parë mbi të rëndonte akuza e vjedhjes. Pasditen e djeshme, në zonën periferike të Kamzës pranë Institutit Bujqësor, pas një debate paraprak adoleshenti e qëlloi Fjerzën disa herë me thikë dhe më pas u arrestua në vendgjarje nga policia./alb-observer.com/