Barcelona spiunazh me përgjues në “Camp Nou”

Shpërthim spiunazhi nga “Blaugrana” zbulohet nga një artikull, i cili pretendon se e ishte përgjuar si presidenti, Sandro Rochelle, po ashtu dhe lojtarët dhe drejtuesit e ekipit.
 
Sipas gazetës “El Confidencial”, kompania “Metodo 3” që është e specializuar në spiunazh dhe në përgjime, kishte vendosur bugs (përgjues) në valixhe përrreth “Camp Nou”, në mënyrë që të monitoronte Sandro Rochelle dhe anëtarët e tjerë të ekipit. Siç pretendon artikulli i gazetës, policia ka në duart e saj material hardware dhe është bënë në kërkim të autorëve të … spiunazhit.
Vlen të përmendet se e njëjta gazetë kishte zbuluar më parë se Barcelona kishte punësuar kompaninë “Metodo 3” për të monitoruar Gerard Pique, kur kishte rrjedhur për mediat marrëdhëniet e tij me Shakira. Gjithashtu, kjo kompani është akuzuar edhe për marrë pjesë në përgjimin e një ministri të qeverisë Rahoi dhe të një anëtar të partisë në pushtet në Katalonjës./alb-robserver.com/