Lajmi i fundit: Zhduken dy peshkatarë në Vlorë, operacion në kërkim të tyre

Dy peshkatarë vlonjatë janë zhdukur teksa po peshkonin në afërsi të Zvërnecit. Sipas policisë, ata kanë dhënë alarmin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Fillimisht është kontaktuar nëpërmjet telefonit me ta dhe peshkatarët kanë bërë me  dije se ndodhen në veri-perëndim të Sazanit, por më pas kanë humbur përfundimisht kontaktet me ta. Dyshohet se rryma detare i ka tërhequr në drejtim të Vjosës dhe rojet bregdetare kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në det për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Megjithatë deri më tani moti i keq dhe deti i trazuar e kanë bërë të pamundur gjetjen e tyre./alb-observer.com/