Kujdes kripa
të "vret"!. Nga një studim që është bërë së fundi në Amerikë rezulton se
2.3 milionë njerëz në mbarë botën vdesin vetëm nga përdorimi i tepërt i
kripës në ushqim.
Sipas studimit përdorimi me tepricë i saj shkakton infarkt, iktus dhe
probleme kardiovaskulare. Gati 65 për qind e popullsisë globale konsumon
dyfishin e sasisë ditore të kripës së rekomanduar nga mjekët, sasi që
është 1.5-2 gram.
Shkencëtarëve të “Harvard School of Public Health” në Boston lajmësrojnë
që qytetarët duhet të jenë më të kujdeshëm kur përdorin kripën dhe
veçanërisht me ushqimet e gatshme në supermarket.
“Konsumojmë sasi të mëdha kripe pa e kuptuar. Vetëm 20 për qind e sasisë
së kripës marrim me vetëdije, ndërsa pjesa tjetër e saj na mbërrin nga ushqimet e gatshme, sidomos ato të marra nga ushqimet e gatshme”, thuhet në studim. /albeu.com/