Persona të maskuar dhunojnë me thikë 16-vjeçaren shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup kur një 16-vjeçare shqiptare është sulmuar nga persona të maskuar. Alb-observer.com informon se lajmi në fjalë është konfirmuar vetë nga zëdhënsja e MPB-së, Ivo Kotevski.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në afërsi të shkollës nuk ka patur policë. Vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkupit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia njofton se është në kërkim të autorëve.
Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur. Herën e parë ajo kishte kaluar më lehtë. Ndryshe, ky nuk është sulmi i parë i maskave me thika ndaj nxënësve shqiptarë, ditë më parë prerje me thikë në fytyrë iu shkaktuan edhe një nxënësi shqiptar të moshës 13 vjeçare. /alb-observer.com/