Emiri i Katarit blen për “një copë bukë” 6 ishuj të Greqisë

Ashtu sic pritej, Greqia për shkak të krizës ka filluar shitjen e ishujve të saj. Kështu mediat helene bëjnë me dije se emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani ka blerë gjashtë ishuj në detin Jon me qëllim që të ndërtojë një kompleks turistik për familjen e tij dhe për vizitorë të huaj. Emiri I Katari, pasuria e të cilit shkon në mbi 50 miliard euro ka blerë ishullin Oksia, që ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh për 5 milion euro, ndërsa për 5 ishujt e tjerë që janë vetëm 160 hektarë, ka paguar edhe 3,5 milion euro të tjera. Të gjithë ishujt ndodhen në lindje të Qefalonisë në detin Jon, pranë ishullit legjendar të Itakës.
Emiri i Katarit ka 24 fëmijë me tre gratë e tij dhe përderisa në këtë zonë ndodhen 18 ishuj thuhet se ka për qëllim që t’u bëjë pothuajse të gjithë fëmijëve dhuratë nga një ishull.Sipas mediave greke ai kishte kohë që e kishte bërë ofertën por kjo është shtyrë për shkak të buroracive greke pasi bashkia e Itakës i kërkonte të kufizonte sipërfaqen e ndërtimit në një prej ishujve ku do ndërtojë vilën e tij, në vetëm 250 metra katrorë, ndërkohë që ai kishte kërkuar që vetëm banja e tij të kishte këtë sipërfaqe./alb-observer.com/