Ja cfarë ndodh në internet brenda një minute!

Interneti është kthyer padyshim në një industri të kohëve moderne. Kështu në një studim të sjellë nga gjigandi Intel kanë dalë në dritë disa të dhëna interesante në lidhje me atë që ndodh në internet çdo minute.

Kështu sipas studimit më shumë se 204 milion e-maile dërgohen çdo minute ndërsa 47 mijë apps shkarkohen brenda 60 sekondave. Gjithashtu theksohet se rreth 20 milion foto shihen çdo minute, dëgjohen në total 61.141 orë muzikë, hapen 6 milion faqe në Facebook, në Google, ka mbi 2 milion kërkime ndërsa shikohen 1.3 milion video në YouTube.
Po kështu shitësi online, Amazon, grumbullon 83 mijë dollarë në minute ndërsa 20 viktima të vjedhjes së identitetit shënohen çdo minute. Përsa I përket përdoruesve nga celularët cdo minutë ka 1300 përdorues të rinj të internetit në celular./alb-observer.com/