Rrufeja godet vullkanin në shpërthim, ja fotot spektakolare!

Një “gjuetar” vullkanesh i cili njëkohësisht është edhe fotograf shumë I njohur, ka qenë dëshmitar I një fenomeni shumë të rrallë të natyrës. Kështu fotografi Martin Rietze ka kapur momentin kur një rrufe goditi një vullkan në shpërthim.
Fotot spektakolare nga afër të kësaj përzierjeje të mahnitshme janë marrë në afërsi të vullkanit Sakurajima, në jug të Japonisë.

“Nuk është e lehtë të kapësh një rrufe që godet një vullkan. Duhet shumë durim sepse duhen disa ditë pritjeje.Kur sheh pamje të tilla e kupton fuqinë e vërtetë të natyrës. Prita katër ditë për të shkrepur këto foto, por ia vlen sepse shumë pak njerëz kanë fatin të përjetojnë diçka të tillë”, është shprehur 45-vjeçari gjerman./alb-observer.com/