Masakron fqinjin e moshuar dhe nënën e tij 88 vjecare për pulat që i hynë në oborr

Një 41-vjeçar nga fshati Shkallnuer i Durrësit ka masakruar fqinjën e tij shumë të moshuar bashë me të birin 61 vjecar vetëm pse pulat e këtyre të fundit i kanë hyrë në oborr. Sipas policisë së Durrësit, Indrit Sulmina fillimisht është konfliktuar me djalin e 88 vjecares, Pëllumb Petallin, duke u gjuajtur me gurrë dhe hunj. Pasi ka parë skenën, në mes ka hyrë nëna e tij, Emine Petalli e cila është përpjekur që të ndajë të birin nga Sulmina, por ka rënë edhe vetë pre e dhunës. Ajo është goditur me gurrë dhe hunj në trup dhe kokë, duke marrë plagë të shumta. Tashmë ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Komshinjtë nuk flisnin me njëri-tjetrin prej disa kohësh dhe është dashur hyrja e pulave në oborrin e Sulminës, që konflikti të merrte të tilla përmasa./alb-observer.com/