Në pantallona kishte 49 telefona

Policia zvicerane e ka arrestuar një rumun, i cili në pantallonat e tij kishte fshehur plot 49 telefona celularë.
Për të transportuar ‘mallin’, rumuni 27-vjeçar kishte veshur dy palë pantallona, ndërsa është kapur në Cyrih.
Të gjithë telefonat ishin të vjedhur.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Angli në vitin e kaluar kur ishte kapur një mashkull me 19 telefona të fshehur në çorape të femrave. /Telegrafi/