Si të mos mjaftonin kompjuterët, tani syve u është shtuar edhe një armik
tjetër “smartphone”-t dhe ‘iPad’-t që na detyrojnë të qëndrojnë shumë
kohë përpara tyre. Në fakt, kur përdorim shumë kompjuterin shikimi është
i pari që vihet në rrezik. Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në
ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe
gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund
ta kalojnë orarin zyrtar të 8-s. Ajo që e përkeqëson edhe më shumë
situatën është përdorimi masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar
“e-mail”-n, për të dërguar mesazhe dhe foto. Shpesh ekranet janë të
vegjël dhe jo gjithmonë të pastruar. Për këtë arsye “American Academy of
Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e
njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe
gabimet e ndryshme.
1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë
është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e
syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në
dritën e diellit.
2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë
do të lodhen më pak.
3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas
“American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me
gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.
4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të
mos e reflektojë dritën.
5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni
kompjuterin.
) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt
duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë
rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar
sytë.
7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo
njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20
sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6
metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të
mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon
sytë të pushojnë.
8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini
medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para
kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.
9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur
mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me
dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave.
Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur
shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.
10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani
tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen,
por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në
karrige.
Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e
kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t’i rezistojnë
tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë.
Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe
kur jeni në timon.
Këshilla – Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet
bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur
lodhjen e syve
Tastiera – Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani
tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen,
por të jenë të çlirëta
Telefonat – Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është përdorimi
masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar “e-mail”-n, për të dërguar
mesazhe dhe foto